Paris Hilton është bërë e fejuar me të dashurin e saj, Carter Reum, në ditën kur ylli televiziv amerikan festoi datëlindjen e saj të 40-të.

Trashëgimtarja e rrjetit të hoteleve Hilton, i befasoi të gjithë adhuruesit e saj kur publikoi imazhe nga momenti romantik përkrah Carter, me të cilin është në lidhje dashurie qe një vjet.

Carter, 40 vjeç iu ul në gjunjë partneres së tij në një ishull privat, përcjell rtv21.tv

Paris nuk hezitoi t’u tregoj adhuruesve të saj unazën e fejesës, të realizuar nga Jean Dousset, stërnipi i Louis Cartier.

Kjo është hera e katërt që Paris është fejuar, pasi më parë ishte propozuar nga modeli Jason Shaw në 2002, producenti grek Paris Latsis në 2005 dhe aktori Chris Zylka në 2018./21Media