Paris Hilton u bë emër i njohur nga publiku qysh prej paraqitjes së saj në seritë e “Simple Life” në vitin 2003.

Të hënën, bukuroshja ndau sekuenca nga dokumentari i saj i ri i titulluar “This Is Paris”, me kryetitull “The Paris You Never Knew”. Në këtë fragment, 39-vjeçarja ndau një eksperiencë traumatike të fëmijërisë, të cilën e mbajti sekret nga familja e saj – madje edhe nga motra e saj, Nicky Hilton.

Klipi fillon në shtëpinë e saj ku shfaqet me qenin para se të publikohen fotografitë dhe videot e saj në tepihun e kuq. Dëgjohet duke thënë: “Më duket se krejt bota e din kush jam. Por askush s’e din se kush jam unë”.

Derisa vozit ajo thotë: “Më falni, jam mësuar ta luajë këtë rol që është e vështirë për mua të jem normale”.

Motra e saj, Nicky Hilton e pyeti nëse ishte e lumtur, dhe Paris ‘tund’ kokën duke thënë po, më vonë duke shtuar ‘ndonjëherë,’ me të qeshura.

“Unë as nuk e di se kush jam ndonjëherë. Nuk ka qenë kështu. Diçka ndodhi me fëmijërinë time për të cilën nuk kam folur me askënd”, deklaroi ajo mes tjerash.

Në klipin tjetër shfaqen Paris dhe Nicky ulur, teksa Nicky thotë: “Unë vetëm dëgjova duke bërtitur. Vrasje e përgjakshme”.

Paris është parë më pas në një skenë tjetër duke u thënë prindërve të saj për këtë: “Nuk mund t’ju tregoja për këtë sepse çdo herë që përpiqesha, do të ndëshkohesha prej tyre. Unë ende kam makth për këtë. E vetmja gjë që më shpëtoi është fakti se kush doja të bëhesha kur u largova prej andej”.

“This Is Paris”, e ka premierën më 14 shtator në YouTube./21Media