“Nuk pëfundoi si përrallë e Disney”

“Nuk pëfundoi si përrallë e Disney”

Trashëgimtarja e rrjetit të hoteleve Hilton, Paris Hilton, pas ndarjes nga i fejuari i saj, aktori dhe modeli, Chris Zylka, po qëndron me kokën lartë. Në emisionin “The Talk” ajo tregoi se ka arritur ta marrë mire veten pas kësaj ndarje dhe po kalon kohë të këndshme me veten, transmeton rtv21.tv.

Related image

 

Image result for paris hilton chris zylka

“Jam duke shijuar kohën me veten”, tha ajo gjatë emisionit. Ajo tha se dashurohet shumë lehtë dhe shpejtë, gjë që i bën lidhjet e saj si erë që vjen e shkon. Paris shtoi se është shumë e obsesionuar me përrallat e Disney dhe mendonte se fejesa e saj me 33 vjeçarin do të kishte një fund të lumtur, por që nuk ndodhi.

Image result for paris hilton the talk

Data origjinale për martesë ishte gjatë muajit nëntor dhe të gjithë shkruanin për shtyerjen e dasmës së çiftit. Një burim i afërt me Hiltonin ka thënë se në momentin kur ajo vendosi ta shtyjë dasmën u kuptua se diçka nuk ishte në rregull.

Ajo dëshiron që një ditë të martohet dhe të bëhet nënë, por jo domosdoshmërisht me Zylka-n./21Media