Parisienët pas daljes nga karantina, siç duket verën do ta shijojnë vetëm, pa praninë e turistëve ndërkombëtarë. Kjo do të ndodhë për shkak të kufizimeve të udhtimeve.

Kjo po ashtu do të thotë se ata kanë tërë vendin për vete, se mund të dalin të rreziten pa problem, pasi që tani kanë hapësirë sa të duan.

Një parisiene për Reuters ka thënë se po e shfrytëzon çdo moment jashtë shtëpisë. Ajo është shumë e lumtur që po merr ajër të pastër, po bën piknik dhe po shijon rrezet e diellit.

Një tjetër banor ka thënë se koha ka qenë me diell edhe kur ka qenë në karantinë, por se u ka munguar ambienti jashtë, dalja në ambient të hapur. Ai po ashtu ka thënë se Parisi tani nuk ka turistë kështu që kanë mundësi të qëndrojnë ku të duan në hapësirë dhe të përjetojnë çdo moment nën rrezet e diellit.

Franca ka filluar gradualisht të lehtësojë masat ndaj COVID-19, si me hapje të restoranteve, kinemave dhe muzeve.

Turistët ndërkombëtarë nuk kanë filluar të vizitojnë këtë shtet akoma për shkak të udhëtimeve të limituara. Kjo ka bërë që kryeqyteti francez të jetë shumë më i qetë  se sezonet verore të viteve të kaluara./21Media