Parkingu nëntokësor në Prishtinë do të hapet në fund të nëntorit

Parkingu nëntokësor të Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, pritet të hapet në fund të nëntorit.
Kështu bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në emisionin “Start Up” në RTV21.
Ai tha se punimet janë zgjatur për shkak se po ndryshohet dizajni i pjesës së sipërme të parkingut.
“Kryetari Rama ka kërku një ridizajnim të asaj pjese, ajo do të jetë e gjitha gjelbërim dhe pemë dhe shtigje të ecjes dhe do ta lëshojmë për funksion në fund të muajit nëntor.”, tregoi Zogaj.

Parkingu nëntokësor do të ketë 23 mijë metra katrorë hapësirë, dy kate nga 11 mijë e 500 metra katrorë dhe përafërsisht 700 vende të parkingut./21Media

Back to top button