Ministri Gashi viziton parkun arkeologjik Ulpiana dhe  premton angazhim në zgjidhjen e problemit të pronave

Ministri Gashi viziton parkun arkeologjik Ulpiana dhe  premton angazhim në zgjidhjen e problemit të pronave

Gjatë vizitës që i bëri sot parkut arkeologjik Ulpiana, ministri i kulturës Kujtim Gashi shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje të plotë në mënyrë që ky park të shndërrohet në një atraksion turistik dhe të zgjerohet edhe më tutje. Kjo vizitë u bë gjatë kohës sa studentët e universitetit veror të Prishtinës po mbajnë kursin e arkeologjisë ku edhe po jetësohet marrëveshja e Institutit Arkeologjik të Kosovës me Universitetet me karakter shkencor, kulturor dhe profesional nga Franca./21Media