Parku Kombëtar i Thethit, atraksion turistik edhe gjatë periudhës së pandemisë

23 Gusht 2020

 

 

Nëse ke zgjedhur të vizitosh Thethin, nuk ka rëndësi se kur ke zgjedhur ta bësh këtë, thjesht ke vendosur të vizitosh një nga vendet magjike për bukurinë e tij. Edhe ky atraksion turistik nuk i shpëtoi dot efekteve negative të pandemisë që e kishte një efekt pozitiv, shqiptarët vetë u njohën dhe e vizituan këtë atraksion turistik. Midis shqiptarëve vizitorë edhe pse me kokrra kanë qënë edhe të huaj.

Pavarësisht stinës që e viziton, ai mbetet i magjishëm. Parku Kombëtar i Thethit, mrekullia e Alpeve Shqiptare, ashtu si të gjitha zonat e tjera turistike nuk i shpëtoi efekteve që dha pandemia Covid, por risi e këtij viti u bë vizitueshmëria më e lartë nga shqiptarët. I pozicionuar vetëm 70 kilometra larg Shkodrës, ai i ka të gjitha, ajrin e pastër e kurativ, relievin e përthyer, në të cilin shijon ujëvarat, shtigjet eksploruese, vaskat, shpellat, kisha historike, kullat e banimit dhe shumëllojshmerinë e bimëve e kafshëve.

Thethin e vizitojnë për herë të parë edhe shumë shqiptare megjithëse kishin dëgjuar për të herët, por mundësia që të vinin ju dha vetëm tani.

”Është hera e parë dhe na ka lënë mbresa shumë të mira. Është shumë bukur.”

Fatmir Berishta, pronari i një prej bujtinave të Thethit pranoi veshtirësinë e muajve të parë, por fund-korriku dhe gushti e rigjallëruan zonën. Ai shtoi se oferta turistike ne rritje do t’i nxisë të shtojnë cilesinë e shërbimeve e jo vetëm.

”Patjetër që e kemi ndjerë. Për këtë sezon na ra një bum anulimesh, tani kanë vazhduar nga pak të vijnë rezervimet por nuk krahasohet me periudhat më parë,”, tha Berisha.

Edhe përfaqesuesit e administratës se zonave të mbrojtura derisa shohin zhvillimin e zonës si fakt pozitiv, i tremben edhe efekteve që mund të ketë kjo gjë.

‘‘Në Theth ka mjaft problematika, duke ditur rritjen e numrit të turistëve, do kemi edhe rritjen e ndotjes së ambientit.”, u shpreh Agim Dardha, Drejtor i ADZM:.

Shtegu me Valbonën e ka bërë Thethin të jetë edhe më interesant për aventurieret e natyrës.

‘‘Ne kemi më shumë se 4 vjet që bëjmë një monitorim të nurmit të turistave. Më e vizituara mbetet kalimi i shtegut Theth-Valbonë.”, tha Age Martini, shefe e monitorimit.

Prej vitit 1966 Thethi është shpallur Park Kombëtar dhe bukuritë natyrore që ka e kanë bërë të jetë një prej destinacioneve më të preferuara të veriut të Shqipërisë. Megjithatë, ai ka ende nevojë për dorën e shtetit, ku me emergjencë mbetet zgjidhja e problemit me energjinë elektrike dhe çertifikatat e pronësisë./oranews