Viti që po lëmë pas ishte një prej më të vështirëve për botën. Pandemia e koronavirusit bëri që jeta të ik normalitetit, pati vdekje nga ky virus, infektime, bllokime e që kjo ndikoi edhe në rënien ekonomike.

Të gjitha këto u reflektuan në gjendjen e rënduar psiqike të shumë njerëzve në mbarë botën. Marrë shkas nga kjo  Paraodistët e Vlorës i dedikuan një parodi vitit 2020. Duke i përmbledhur të gjitha këto në këngë ata urojnë që viti i cili po vjen të jetë më i mirë.

“ Në të s’ëmës 2020” titullohet parodia, titull për të cilën në fund ata kërkojnë falje që përdorën fjalë të pistë, megjithatë sipas tyre ishte më e lehta në listë për këtë vit./21Media