Parpaskenat e serialit “Emri im është engjëll”
19 Shkurt 2021
Në ekranin e RTV21 aktualisht është duke u transmetuar seriali turk “Emri im është engjëll”. Ngjarja e cila po zhvillohet në këtë serial po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.
Në personazhin kryesor është “Meleku” e cila vazhdimisht përballet me sfida të rënda.
Por, përveç te “Meleku” në këtë serial vuajtja troket te secili personazh. Si temë kryesore është edhe prishja e miqësisë së dy shokëve të fëmijërisë.
Të gjitha këto harrohen posa të ndalet drita e kamerës. I gjithë ekipi jashtë skenarit të serialit janë të shoqëruar me njërin-tjetrin çka në serial nuk e shihni te disa prej aktorëve. Më poshtë mund t’i shihni disa prej prapaskenave të serialit “Emri im është engjëll”./21Media