Mbrëmë në minutat e fundit të afatit kalimtar të transfereve, Thomas Partey u bë lojtari më i ri i ekipit anglez, Arsenal. Këta të fundit ishin që një kohë të gjatë të interesuar për Parteyn, dhe nënshkrimi i tij pritej shumë nga fansat e klubit.

Atletico Madridi gjatë ditës së djeshme raportuan se nëse nuk arrihet të paguhet klauzola e Parteyt atëherë lojtari do qëndroj në Madrid. Siç raportohet nga “AtletiFrancia”, Atletico pranoi një konfirmim nga La Liga, që klauzola e Parteyt ishte paguar në orën 22:28, 32’ minuta para mbylljes së afatit kalimtar të transfereve.

Ganezi u bë transferi i gjashtë i “Gooners” ku i bashkohet listë së blerjeve me Gabriel, Saliba, Willian, Soares dhe Pablo Mari.

Partey do nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Arsenalin, ku do jetë pjesë e “Gunners” deri në vitin 2024, ku do përfitoj rreth 220,000 euro në javë apo pagë bazë rreth 10 milionë.