Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka fituar në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Me shumicën e votave, Partia e Ardern ka fituar 49% të votave dhe ajo parashikohet të fitojë një shumicë parlamentare, transmeton rtv21.tv.

Partia Kombëtare e qendrës së djathtë e opozitës, aktualisht me 27%, ka pranuar humbjen në sondazhin e së shtunës.

Votimi fillimisht duhej të ishte në shtator, por u shty për një muaj pas një shpërthimi të ri të Covid-19.

Qendrat e votimit u hapën në ora 09:00 me kohën lokale të premten dhe u mbyllën në 19:00.

Votimet u zhvilluan të premten dhe mbi një milion persona vetëm kishin votuar paraprakisht më 3 tetor.

Përveç zgjedhjeve të përgjithshme, qytetarët në Zelandë të Re kanë votuar edhe për dy referendume./21Media