Kur janë në pyetje festat, deputetët e Kosovës si duket i harrojnë dallimet politike. Këtë e dëshmon edhe një fotografi e publikuar nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në Facebook, i cili është fotografuar me deputetët e PDK-së, Blerta Deliu, Hajredin Kuci dhe Fatmir Xhelili.

“Partitë na ndajnë, na bashkon Festa e Flamurit” , është përshkrimi që Haradinaj i ka lënë fotos.

Fotografia është realizuar në sallën e Kuvendit ku po mbahen seanca plenare./21Media