Takimin me u.d presidentin Vjosa Osmanin tashmë e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike.

RTV21 mëson se në takim me Osmanin nga VV-ja do të shkojë lideri i partisë, Albin Kurti takim ky i cili fillon në ora 13:00. Kurse nga LDK-ja, do të shkojë shefi i grupit paralamentar, Arben Gashi, ky takim do mbahet nga ora 14:00.

Takimi me PDK-në do të mbahet nga ora 15:00 ku ky subjekt politik do përfaqësohet nga Memli Krasniqi, kurse, nga ora 16:00 Osmani do takohet me përfaqësuesin e AAK-së Besnik Tahirin./21Media