Partitë propozojnë emrat e ri për KQZ

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar Rashit Qalaj për anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor nga radhët e kësaj partie.

Propozimin e Qalajt si anëtar i ri i KQZ-së është konfirmuar për RTV21 nga zyrtarë të PDK-së. Sipas raportimeve njoftohet se nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi, Violeta Salihu dhe Njazi Isaku – janë emrat e propozuar nga kjo parti për përbërjen e re të KQZ-së. Dy partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë propozuar emrat e njejtë, nga mandati i kaluar: Sami Hamitin dhe Muharrem Nitajn.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, përbërja e KQZ-së duhet të ketë 11 anëtarë, 6 prej të cilëve përfaqësojnë grupet parlamentare shqiptare dhe 4 anëtarë nga radhët e komuniteteve.

Kryesuesi i KQZ-së duhet të vijë nga radhët e sistemit gjyqësor.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, presidentja Osmani ka afat 5 ditë, deri në fillim të javës së ardhshme, për të miratuar këto propozime ose jo./RTV21

Back to top button