Kinematë në Santiago të Kilit u rihapën pas 11 muaj mbylljeje si pasojë e pandemisë. Por, edhe pse u rihapën, masat për dashamirët e filmave janë të detyrueshme. Ato u rihapën me kapacitet të limituar, biletat shiten online, e po ashtu online shitet edhe ushqimi e pijet.

Në këto kinema, numri i personave të lejuar maksimumin është 100.

Njëri prej dashamirëve të kinemasë në Santiago është Juan Lume, i cili ka thënë se karantinën e ka respektuar për 11 muaj. Sipas tij, kinematë duhet të qëndrojnë të hapura, por normalisht duke iu përmbajtur rregullave.

Lume po ashtu ka thënë se në këtë kohë është shumë e domosdoshme që të mos humbin njerëzit punën në kinema, andaj këtë do ta mundësojnë gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave për parandalim të COVID-19.

Dashamirët e kinemave në Santiago, kur nuk hanë ushqime, duhet patjetër të vënë maskat, ndërkaq duhet të lënë një ulëse të zbrazët në mes, përcjell rtv21.tv

Kompanitë që sigurojnë shumë ekrane për shfaqje filmash në kinema, siç është zinxhiri i tyre Cinepolis dhe ai amerikan Cinemark, kanë hapur shumë prej tyre, ndërkaq kinematë e vogla të pavarura, vahdojnë të jenë të mbyllura.

Tashmë në Kil ka filluar edhe vaksinimi i popullatës me vaksinën kundër COVID-19, andaj kilianët besojnë se së shpejti do ta mposhtin këtë sëmundje./21Media