VMRO-DPMNE do të ketë kryetar rë ri

VMRO-DPMNE do të ketë kryetar rë ri

Pas 15 viteve në krye të VMRO-DPMN-së në Maqedoni, Nikolla Gruevski vendin ia lë një lideri tjetër.

Se kush do të jetë ai, do të vendoset në kongresin e partisë më 23 dhjetor në Vallandovë, raporton Tv21.tv.

Gruevski në krye të VMRO-DPMNE erdhi në vitin 2003 në vendin e Lupço Georgievskit i cili partinë e udhëhoqi 13 vite. Megjithatë Gruevski ka 2 vite më shumë stazh se Georgievski, ndërsa karrierën e tij si lider i VMRO-DPMNE-së e shënuan disa momente./21Media