Natasha Klauss i rikthehet "Pasioneve të Fshehta"

Natasha Klauss i rikthehet “Pasioneve të Fshehta”

“Pasionet e Fshehta”, është një prej serialeve latino- amerikane që ka thyer rekordet e shikueshmërisë. Ai është realizuar para më shumë se 17 vjetëve, por që ngjarja që është zhvilluar aty ende është e freskët për shikuesit, shkruan rtv21.tv.

Edhe audienca kosovare i mban mend tre vëllezërit Rejes dhe tri motrat Elizondo, pasi që seriali u shfaq edhe përmes ekranit të RTV 21.

E sot njëra prej aktorëve kryesore në telenovelë, Natasha Klauss e cila i ka dhënë jetë personazhit të “Saritës”, ka kujtuar momente nga ky serial.

Ajo ka publikuar fotografi ku shihet bashkë me partnerin e saj në telenovelë “Frankon”. Natasha në Instagram ka shkruar se ndjehet nostalgjike dhe ka treguar hashtagun (#sarayfrancoporsienever) në Instagram që shfaq fotografitë e çiftit në serial ./21Media