Se çdo e mirë e ka një të keqe, dhe çdo e keqe e ka një të mirë e dëshmoi viti 2020. Ndonëse u mbyllem në shtëpi, larg punës dhe angazhimeve tjera qëndruam pranë më të dashurëve, familjarëve. E këtë kohë duket se më së miri e shfrytëzuan këngëtaret duke qëndruar afër familjes edhe në ditë festive.

Këngëtari i njohur i muzikës shqipe Sinan Hoxha për portalin rtv21.tv tregoi se vitin e ri do ta festojë pranë familjes pas 18 viteve, dhe për këtë ai shprehet se është shumë i lumtur.

“Më në fund! Pas 18 vitesh festoj me familjen biologjike ne shtëpi , dhe jam vërtetë shumë i lumtur … pasi 18 vite kam festuar me familjen e madhe atë të fansave të mi që më kanë mbajt në skenë për dy dekada dhe i jam shumë mirënjohës”, tha Sinani.

Për 18 vite radhazi këngëtari i njohur, Sinan Hoxha vitin e ri e festoi larg familjes duke kënduar për adhuruesit e tij. Sinani gjithashtu tregoi se viti 2002 ishte viti i parë që ai e festoi larg familjes.

Në këto ditë festive Sinani  uron që viti 2021 të jetë “një vit i begat për të gjithë njerëzimin . Gëzuar./21Media