Spasovski deklaroi se më mirë është që vendit të përgatitet për më shumë raste

Spasovski deklaroi se më mirë është që vendit të përgatitet për më shumë raste

Maqedonia e Veriut ende nuk e ka kaluar më të keqen me virusin korona, deklaroi sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, përcjell TV21.

Ai duke cituar ekspertët e fushës, tha se në 2 deri 3 javët e ardhshme pritet që të arrihet piku i numrit të të infektuarve e që mund të jetë nga 2 mijë deri në 2.500 të infektuar me COVID-19.

Megjithatë, Spasovski deklaroi se më mirë është që vendi të përgatitet për më shumë raste, e të ketë më pak, se sa të përgatitemi për më pak e numri i të infektuarve të jetë më i madh se sa ajo që pritet./21Media