Kinematë e Kinës po rihapin pasi u mbyllën për gjashtë muaj për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Administrata e Filmit në Kinë tha se kinematë në zona me rrezik të ulët mund të hapnin dyert e tyre përsëri nga sot.

Ndërsa shumica e vendit tani është klasifikuar si rrezik i ulët dhe pritet për një rihapje mbarëkombëtare, transmeton rtv21.tv.

Kinematë e Kinës u goditën shumë që nga mbyllja që filloi në janar.

Kinematë që rihapen do t’i nënshtrohen një sërë rregullash, duke përfshirë shfaqjet që janë të kufizuara në kapacitet 30% dhe numrin e filmave të shfaqur në një vend të mbyllur në 50% të vëllimit të tij të mëparshëm.

Temperatura e klientëve do të matet dhe maska është e obligueshme në çdo kohë.

Biletat duhet të blihen në internet dhe grupe të veçanta të klientëve duhet të ulen të paktën një metër larg.

Sipas kufizimeve, asnjë ushqim apo pije nuk do të lejohet të shërbehet në kinema. Kjo do të jetë një goditje e re, pasi ajo ka qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e të ardhurave të industrisë./21Media