Prej sot tërësisht ndërpritet së vlejturi vendimi për ndalesë dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga ministria e Shëndetësisë thanë se ky vendim është sjellë në bazë të analizës së hollësishme për periudhën e deritanishme tremujore prej se është diagnostifikuar rasti i parë me koronavirus në vend. Përfundimi është se në mënyrë adekuate po respektohen rekomandimet dhe algoritmet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, me ç’rast masat e ndërmarra dhanë rezultate të caktuara.

“Një nga faktorët për uljen e  masave restriktive është morbiditeti i zvogëluar i cili i ndjekë trendet botërore. Lidhur me rastet e regjistruara me Covid-19, ato po kontrollohen dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me ekipin mjekësor. Në këtë moment, 50 për qind e kapaciteteve janë mbushur në institucionet spitalore. Ka numër të mjaftueshëm të shtretërve, pajisjes mbrojtëse, si dhe makina respiratore”, qëndron në kumtesën e sotme nga MSH.

Nga MSH bëjnë thirrje që qytetarët duhet në tërësi t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus, përkundër lehtësimit të masave restriktive.

Nevojitet mbajtje e detyrueshme e pajisjes mbrojtëse, larje e shpeshtë dhe dezinfektim i duarve, si dhe mbajtja e distancës së nevojshme fizike prej 1.5 deri 2 metra.

“Vetëm përmes respektimit të këtyre masave, ne mund ta mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e më të afërmeve. Nga të gjithë ne varet përballja e suksesshme me koronavoirusin”, thuhet në kumtesë. /TV21