Kryetari i Podujevës shëndosh e mirë

Kryetari i Podujevës shëndosh e mirë

Një vetaksident ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Besi.

Në këtë aksident ishte përfshirë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Veliu pas aksidentit  përmes një postimi në “Facebook”, bëri të ditur se ky aksident ka përfunduar vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime trupore.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se sot, në përpjekje për tu shmangur nga një aksident kam dalë nga rruga me veturë.
Fatmirësisht aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime trupore.
Ju falenderoj të gjithë juve që më keni kontaktuar dhe jeni shqetësuar për gjendjen time shëndetësore.
Ju njoftoj se jam shëndosh e mire”, ka shkruar i pari i Podujevës në “Facebook”.

Policia po heton rrethanat e aksidentit./21Media