Një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku pas aksidentit shoferët e veturave janë përleshur fizikisht mes vete.

Lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për rtv21.tv  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente”, ka njoftuar Ahmeti./21Media