Në disa lokacione në Kosovë janë duke u kryer disa bastisje, ndërsa cak i Prokurorisë së Gjilanit janë fabrikat e mishit.

Aksioni i sotëm që po zhvillohet edhe në këto orë, është vazhdim i operacionit të gjerë i cili ndodhi më 18 shtator në fshatin Karaçevë.

Gjatë ditës së sotme po bastisen fabrika të mishit dhe mishtore të ndryshme në Pejë, Prizren, Gjilan në të cilat po dyshohen se kanë pranuar kafshë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale e kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në afërsi të fshatit Karaçevë.

Bastisjet nga afër po i vëzhgon edhe prokurorja e rastit, Rezelida Manastiri, Shefi i Divizionit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion brenda Inspektoratit Policor, Bardhyl Haxhimustafa ndërsa në bastisje janë të inkuadruar edhe Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës si dhe disa agjenci të tjera.

Mëngjesin e sotëm, Prokuroria Themelore në Gjilan, njoftoi se janë duke u zhvilluar kontrollet në disa lokacione në Kosovë./kallxo