Pas akuzave të  asambleistit të Komunës së Mitrovicës, Remzi Rrahmani se anëtari VV-së Avni Zogiani nga Fushë Kosova është i punuësuar në Kabinetin e kryetarit të Mitrovicës dhe nuk paraqitet kurrë në punë. Sipas Rrahmanit ai po merr pagë pa punuar.

Por lidhur me këto komente Zogiani është deklaruar për portalin rtv21.tv. Ai ka thënë se puna e tij është e lidhur me terrenin.

“Duhet ta keni parasyshe qe kabineti eshte me emerim politik. Puna e anetareve te kabinetit eshte ne zyre, por edhe ne terren. Jo vetem per shkak te Pandemise, por edhe per shkak se nje pjese e madhe e puneve te te emeruareve politik ka te beje me pune ne terren. Ne fund te fundit puna e kabinetit te kryetarit ndertohet teresisht ne varesi te qasjes qe kryetari ne menaxhim. Kryetari Bahtiri qe ne fillim ka pasur nje ide qe puna ime te jete koordinimi i raporteve te Komunes se Mitrovices me aktere jashta komunes.”, është shprehur Zogiani./21Media