Pas konfirmimit të aktakuzës dhe dorëheqjes së presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës duke thënë se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Ndërkaq, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e definon mungesën e përkohshme të presidentit, ajo parasheh se në raste të tilla se kur presideti nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij, kryetarit të Kuvendit. Neni 90 i Kushtetutës parasheh se Kryetarja e Kuvendit mund ta ushtrojë këtë pozitë më së shumti 6 muaj.

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, detyrën si president do ta marrë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Qeveria e Kosovës tutje është zotuar se do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese.

“Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Hashim Thaçi sot pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit./21Media