Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Peter Stano, ka reaguar përmes një postimi në twitter pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Stano ka thënë se e mirëpret vendimin e Thaçit që ra dakord të bashkëpunoj me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“Ne e mbështesim fuqimisht punën e tyre. Bashkëpunimi i plotë është thelbësor për sundimin e ligjit dhe rrugën e BE-së në Kosovë”, ka shkruar ndër tjera Stano në Twitter.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka marrë ditën e sotme zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës./21Media