Kryeministri Avdullah Hoti, pas ekzekutimit të pagesave shtesë për stafin shëndetësor, i ka quajtur heronj këta të fundit për sakrificën e tyre në kohë pandemie

“Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë. Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjtë tanë! Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, ka shkruar Hoti në Facebook.