Kanye West shkroi të hënën në mbrëmje në Twitter, se gruaja e tij , Kim Kardashian West u përpoq të dërgonte të një doktor pas fjalimit tronditës që Kanye mbajti në tubimin në Charleston, Karolina e Jugut, ku po promovonte kandidimin e tij për president, përcjell portali rtv21.tv

Gjatë fjalimit West kishte thënë se nuk e kishte problem nëse gruaja e tij do të kërkonte të ndahej nga ai pasi reperi zbuloi publikisht se çifti kishte menduar të abortoninfëmijën e tyre të parë, North.

“Kim tentoi të më dërgonte në Wyomind, që të kontrollohesha nga një mjek, pasi qava gjatë rrëfimit për vajzën time”, ka shkruar ai.

Kanye përmes këtij fjalimi duke qarë kishte treguar se çifti dëshironin ta abortonin vajzën e tyre North, por nuk kishte bërë një gjë të tillë pasi Zoti i kishte dërguar sinjale./21Media