Pas Francës, Italia zhvendos ambasadën e saj nga Kievi në Lviv

Italia zhvendos ambasadën e saj nga Kievi në Ukrainën perëndimore për shkak të sigurisë
Italia ka zhvendosur ambasadën e saj nga Kievi në qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore në dritën e përkeqësimit të “situatës së sigurisë” në kryeqytetin ukrainas.
Ministria italiane e Punëve të Jashtme njoftoi se kishte zhvendosur ambasadën në mënyrë që ajo të “vazhdonte të kryente detyrat e saj”.
Të hënën, Franca kishte njoftuar gjithashtu se do të zhvendoste ambasadën e saj nga Kievi në Lviv.
“Ne kemi vendosur me kërkesë të Presidentit të Republikës të transferojmë ambasadën tonë, e cila deri më tani ka qenë në Kiev dhe për shkak të rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj kryeqytetit ukrainas, ambasada transferohet në Lviv në drejtim të perëndimit. Ambasadori mbetet në Ukrainë për të mbështetur shtetasit tanë dhe gjithashtu autoritetet ukrainase”, kishte njoftuar Le Drian./21Media

Back to top button