Pas gabimit trashanik, Rrahmani merr goditjen e radhës
10 Janar 2021
Duket se asgjë nuk po i shkon për dore qendërmbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani në aventurën e tij te skuadra e madhe Italiane, Napoli.
Pasi e filloi ndeshjes si titullar kundër Udineses, Rrahmani bëri një gabim trashanik duke e kthyer topin në mënyrën më të keqe të mundshme te portieri i tij nga ku edhe erdhi goli i barazimit i realizuar nga Lasagna.
Një gabim i tillë duke se nuk u kalua lehtë nga trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, i cili reagoi menjëherë dhe e largoi nga loja Rrahmanin pas pjesë së parë.
Në vend të tij u inkuadrua Mario Rui.