Stacioni radiofonik Exeter, ka ndaluar transmetimin e këngëve të Rita Orës në formë dënimi dhe revolte pasi theu rregullat e COVID-it dhe festoi me miqtë.

Rita kërkoi publikisht falje duke shkruar se e organizoi festën duke menduar që masat do zbuteshin, por nuk ndodhi ashtu.

Pagoi edhe gjobën prej 10 mijë paundësh, por as dëmshpërblimi monetar dhe as falja publike nuk kanë mjaftuar për drejtuesin e radios.

Prezantuesi i programit të mëngjesit tha: Po e fusim Ritën në listën e zezë. Në fund shtoi se vendimi është marrë për një kohë të paparashikueshme.

Ndryshe, Rita Ora, më 24 nëntor ka dhënë një lajm të mirë për fansat, me ç’rast ka bërë të ditur se ka punuar në disa këngë të reja, të cilat pritet të publikohen në vitin 2021.