Deklarata e Toni Kroosit

Deklarata e Toni Kroosit

Toni Kroos foli pas eliminimit nga Ajaxi. Gjermani është shprehur se njerëzit harrojnë shumë shpejt, duke justifikuar në një farë mënyre disfatën e mbrëmshme në “Santiago Bernabeu”.

Reali doli zyrtarisht nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, e njëjta gjë vlen edhe për kampionatin, ku diferenca me Barcelonën është teorikisht e parikuperueshme.

“Jemi një ekip i mirë dhe e kemi treguar në disa momente të sezonit, por jemi të sinqertë, jo vazhdimisht e bëjmë këtë. Është e vështirë ta pranosh, në një javë kemi humbur gjithçka, çdo mundësi për të fituar trofe. Për mua njerëzit harrojnë shumë shpejt çfarë ka ndodhur në të kaluarën, sepse nuk është e zakonshme që një skuadër të fitojë 3 Champions radhazi. Kjo nuk do të ndodhë më. Urime Ajaxit, ishte ekipi më i mirë”, deklaroi Toni Kroos.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes Ajaxit dhe Real Madridit, e cila përfundoi me rezultat 4:1 për Ajaxin. Ndërsa, rezultati i përgjithshëm është 5:3 për Ajaxin. Me këtë fitore, Ajaxi arriti të eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.