Pas humbjes ndaj Cityt, Bayerni barazon ndaj Hoffenheimit

Si duket Tuchelit nuk po i ec mirë te Bayerni, ku pas humbjes ndaj Manchester Cityt 3:0 në Ligën e Kampionëve, është ndalur me barazim nga skuadra e Hoffenheimit.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munichu ka barazuar 1:1 me Hoffenheimin.

Golin për Bayernin e shënoi Benjamin Pavard në minutën e 17’ të ndeshjes, kurse golin e barazimit për Hoffenheimin e shënoi Andrej Kramaric në minutën e 71’.

Me pikët e reja, Bayerni zë vendin e parë në tabelë me 59 pikë, krahas Hoffenheimit që renditet në pozitën e 13 me 29 pikë.

Rezultati final i ndeshjes 1:1.

Back to top button