Reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, dje ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

“Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv. Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, ka shkruar Genc Prelvukaj në rrjetin social Instagram.

Pas njoftimit që bëri Genci, partnerja e tij, Eni Koçi ka treguar eksperiencën e saj me Covid-19.

Ajo ka thënë se virusin e ka kaluar para tre muajve.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, ka shkruar Eni Koçi.

Kujtojmë që, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë fejuar në muajin nëntor të vitit 2018./21Media