Pas katër mujash izolim në Londër për shkak të pandemisë së koronavirusit Dua Lipa dhe i dashuri Anwar Hadid janë rikthyer më në fund në Amerikë.

Çifti i ri u mirëprit përsëri nga nëna e Anwar, Yolanda me një postim të përzemërt në Instagram, përcjell portali rtv21.tv

Ajo ndau një foto të Duas, 24 vjeç, duke e ngjitur në shpinën e Anwar.

Yolanda, e cila është edhe nëna e modeleve Bella dhe Gigi, ngarkoi edhe një fotografi  vetëm me djalin e saj 21 vjeçar.

Ajo postoi snaps së bashku me një titull ku shkruhej: “Klani im komplet #Familja”.

Pavarësisht se mezi prisnin të ktheheshin, çifti duhej të karantinohej në Karaibe më parë për tu izoluar pasi Dua nuk është një shtetase e regjistruar e SHBA-së./21Media