54 është numri i të prekurve me koronavirus në Prishtinë

54 është numri i të prekurve me koronavirus në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi edhe 26 raste të reja në tërë Kosovën, e prej tyre katër janë nga komuna e Prishtinës, duke e çuar numrin e të prekurve në këtë komunë në 54. I pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vlerëson se po ngadalësohet përhapja e këtij virusi.

“+26 në Kosovë, +4 në Prishtinë! Jemi tu e ngadalësu përhapjen. Çdo ditë me përpjekje të re. Vazhdojmë edhe nesër me qëndru në shtëpi.”, shkroi ai në Facebook.

Komuna e Prishtinës që nga e hëna është në karantinë, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë./21Media