Jessica sot feston datëlindjen

Jessica sot feston datëlindjen

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, Justin Timberlake u fotografua duke shtrënguar duart me kolegen e tij Alisha Wainwright, në New Orleans.

Pas publikimit të fotografive, adhurues të tij e kritikuan atë, duke e cilësuar si një tradhtar.

Kurse ditë më parë bashkëshortja e tij, Jessica Biel u fotografua pa unazën e martesës në gisht dhe mediat ndërkombëtare menjëherë ngritën dyshimet për një ndarje të mundshme.

Mirëpo dje Justin i hodhi poshtë të gjitha këto. Ylli i hitit “Mirrors” i ka bërë një urim të përzemërt Jessica-s, me rastin e datëlindjes së saj të 38-të.

Aktorja po ashtu ndau në Instagram fotografi nga surpriza e datëlindjes që i bëri bashkëshorti, teksa shfaqen të lumtur duke festuar pranë njëri-tjetrit./21Media