Linda mhanit me linjat përfekte

Linda mhanit me linjat përfekte

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi më 11 mars është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj  reperi i njohur amerikan, Davon Edwards u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Kaimana.

Me ardhjen në jetë të Kaimanës, Linda vazhdimisht publikon imazhe të ëmbla të vajzës, megjithatë duket se Linda nuk e ka lënë vetën pas dore.

Gjatë ditës së sotme, këngëtarja në Instagram, ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka shfaqur linjat përfekte trupore.

A ju kam munguar“, është mbishkrimi që Linda e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instagram.

 Kujtojmë se, Linda  dikur ishte në mbipeshë ndërsa vitet  e fundit ajo ka bërë ndryshim drastik në trupin e saj.

Përveç se është bërë nënë në muajin e kaluar, Linda është bërë për herë të parë pronare e një shtëpie. Me anë të një postimi në Instagram Linda pati treguar se shtëpia është ndërtuar nga zero, ashtu siç ka dashur ajo dhe partneri i saj, Davon Edwards.

Artistja ka kohë që është pjesë e skenës muzikore dhe që nga momenti i parë ka mbledhur shumë fansa rreth vetës. “Të dua vërtetë”, “Ëndërroja”, “Murda”, “Cold World”, janë vetëm disa nga projektet e artistes të cilat u pëlqyen mjaft shumë. /21Media