Pas marrëveshjes së Ohrit, Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE.

Këto komente Chollet i bëri pas bisedës telefonike që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në shkrimin e tij në Twitter, Chollet ka thënë se e ka uruar Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në Twitter./21Media

Back to top button