Bëhet fjalë për punonjës me kontratë të vazhdueshme

Bëhet fjalë për punonjës me kontratë të vazhdueshme

Pas Napolit, që vendosi të lërë pushim disa punonjës të klubit, për shkak të ndërprerjes së futbollit prej Covid-19, të njëjtën gjë ka bërë sot edhe skuadra tjetër italiane, Roma, që ka vendosur të lërë pa pagë plot 77 persona nga stafi.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje të drejtuesve të klubit, ku janë analizuar me imtësi mbyllja e qendrës sportive Trigoria dhe stafi që duhet të vijojnë punën nga shtëpia dhe kanë arritur në këtë konkluzion.

Burime pranë klubit verdhekuq raportojnë se nëse futbolli nuk do të rifillojë as në maj, atëherë lista me 77 persona do të pasurohet edhe më tej dhe pritet të prekë shifrën e 150 punonjësve, të cilët do të marrin pushim nga klubi.

Bëhet fjalë për punonjës me kontratë të vazhdueshme, të cilët klubi i shkarkon për një afat të caktuar dhe gjatë kësaj kohe ata nuk mund të marrin pagë, por mund të përfito jnë nga programet ndihmëse të qeverisë italiane, të ndërmarra për të luftuar situatën e krijuar nga Covid-19.

Vlen të theksohet se deri tani ende asnjë klub Italian nuk ka ndjekur shembullin e lojtarëve të Barcelonës, të cilët u organizuan dhe morën përsipër pagesat e rrogave të stafit ndihmës, me qëllim që asnjë prej tyre të mos prekej nga kriza e shkaktuar.