Policia njofton se dy persona janë arrestuar dje në Podujevë, pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje në mes veti rreth ndarjes së pronës së tyre të paluajtshme, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ka pranuar tretman mjekësor.

“Të dyshuarit përveç sulmit, kanosjes ndaj zyrtarëve policorë, kanë dëmtuar edhe veturën e viktimës mashkull. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media