Erkan Petekkaya probleme me rrjetet sociale

Erkan Petekkaya probleme me rrjetet sociale

Aktori ndër më të pëlqyerit turk është ballafaquar me një problem këtyre ditëve, i cili e ka detyruar atë që të largohet nga rrjetet sociale.

Ai ka paralajmëruar se për një kohë nuk do të jetë aktiv as në Facebook dhe as në Instagram, shkruan rtv21.tv

“Llogaria ime ka disa probleme, duket sikur ndjek njerëz të cilët nuk i njoh, të tjerët më hiqen nga lista, dhe pëlqehen fotografi pa iniciativën time. Derisa të zgjidhet ky problem nuk do të jem aktiv në Instagram. Gjithashtu nuk do ta përdor as Facebook, ju lutem qëndroni larg llogarive false të cilat janë në emrin tim.”, ka shkruar Petekkaya në Instagram.

Aktualisht në këtë rrjet social aktori ka 1.1 milion ndjekës./21Media