Pas operacionit, Berkani udhëton drejt Stambollit

Për një projekt të ri që do të bëhet pjesë, këngëtarit të njohur nga Maqedonia e Veriut, Berkanit, do t’i duhet të udhëtojë shpesh në Stamboll.
Ndonëse, pak e dinë që ai ka kryer studimet për aktrim, mirëpo publiku shumë shpejt do të ketë mundësinë ta sheh në një projekt në kinematografinë turke edhe pse kohëve të fundit e kemi parë me rol në disa episode në serialin “Balkan Ninnisi” në televisionin publik turk, TRT.
RTV21 mëson se “Sifirinci Gün”, është seriali në të cilin do ta shohim Berkanin, i cili do të luaj krahë aktorit të njohur turk Engin Öztürk të cilin keni pas mundësi ta shohini në serialin të transmetuar kohë më parë në RTV21 “Fatmagül’ün Suçu Ne?”
Ndryshe, para disa muajve, Berkan Beka i është nënshtruar një operacioni për shkak të problemeve me zemrën./21Media

Back to top button