Çmime deri në 80 euro

Çmime deri në 80 euro

Më 17 nëntor, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta presë kombëtaren angleze.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje sot në orën 16:00.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:

Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro./21Media