Këngëtari Alban Mehmeti, në programin ” Me 21-in” në Radio 21, ka treguar për projektin e ri muzikor baladën “Dua të t”harroj” dhe dy këngën ritmike që pritet t’i lansojë së shpejti.

Tutje ai ka thënë se është mjaft optimist se kjo situatë e pandemisë do të kalojë shumë shpejt dhe mezi pret të këndojë.

I pyetur se ku do të donte të këndonte pas heqjes së masave kufizuese dhe gjithçka t’i rikthehet normales, Mehmeti ka thënë në shesh të Prishtinës.

Artisti ka rrëfyer dhe për familjes e tij, jetën si baba i dy djemve. Poashtu ai është befasuar kur Maksi, moderatori i programit, i ka lexuar një letër shkruar nga bashkëshortja Fjolla Mehmeti.

Më poshtë gjeni fjalët që Fjolla ia drejtoi Albanit./21Media