Ndyrshimi i aktores

Ndyrshimi i aktores

Seray Gözler aktorja e njohur turke në Kosovë u bë e njohur me rolin e “Ferides”, në serialin “Mos ma lësho dorën” i cili ishte transmetuar në ekranin RTV21.

Me këtë rol 57-vjeçarja rrëmebu vëmendjen e shikuesve të serialit, të cilët ende vazhdojnë të kenë ineteresim për të. Në disa fotografi të cilat i ka publikuar së fundmi në Instagram ajo duket krejt ndryshe nga gjyshja e dashur e serialit.

Në serial aktorja luante rolin e një gruas në moshë e cila ishte e suksesshme në biznes, si dhe e shquar për mirësi.


Aktorja ka vite që është pjesë e aktrimit dhe njihet për rolet e shumta, ndër to: “Yalanci”, “Arka Sokaklar”, “Aynalar”, “Son Bahar”, “Sultan”, “Hayat Sarkisi”, e shumë të tjera./21Media