Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar, por vetëm disa nga i dinë dobitë shëndetësore që ka. Agjërimi është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Gjithashtu, preferohet që edhe pas përfundimit të agjërimit, të mos merren ushqime të tepërta.

Doktori sportiv dhe nutricionisti, Agron Rexhepi në një intervistë për RTV21 tha se edhe pas Ramazanit, agjëruesit duhet të ushqehen me masë, duke mos e tepruar, pasi që sipas tij ky teprim mund të shkaktojë “stres” në organizëm.

#PDTM Dr, Agron Rexhepi, mjek sportiv dhe nutricionist: Pas #përfundimit të #Ramazanit të mos merren #ushqime të tepërta, krijon #stres në #organizëm

Gepostet von RTV21 am Samstag, 23. Mai 2020

Edhe pas përfundimit të muajit të Ramazanit, Rexhepi u shpreh se preferohet nga nutricionistët që të agjërohet dy ditë brenda javës pa ndërprerë./21Media

#PDTM Dr. #AgronRexhepi: #Nutricionistët preferojnë që #2ditë në javë të #agjerohet

Gepostet von RTV21 am Samstag, 23. Mai 2020