Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai kishte një bisedë të vështirë në Paris dhe se gjermanët dhe francezët do të lëshonin një deklaratë të përbashkët.

Ai u tha gazetarëve se Serbia nuk i pranon ultimatumet e Kosovës dhe se “ne duhet të përpiqemi të veprojmë me guxim”, transmeton rtv21.tv.

“Pala shqiptare doli me kërkesa, të tilla si ruajtja e integritetit territorial të Kosovës, ruajtja e Kushtetutës dhe organizimi kushtetues i Kosovës, njohja e përhershme reciproke, jo modeli i dy Gjermanive, anëtarësimi në KB dhe vendeve të tjera evropiane që njohin Kosovën. Ata po merren me çështjen e personave të zhdukur dhe dëmtimin e luftës”, tha Vuçiq.

Mediat serbe raportojnë se ai njoftoi vazhdimin e dialogut të enjten në Bruksel dhe se ishte krenar për delegacionin serb.

Vuçiq tha se vazhdimi i dialogut do të jetë nën udhëheqjen e të dërguarit të posaçëm të BE për dialog, Mirosllav Lajçak./21Media