Kaloni te përmbajtja kryesore

Pas përmbytjeve në kryeqytet, ekipet dalin në terren

Që nga orët e hershme të mëngjesit ekipet e Hortikulturës në koordinim me Drejtorinë e Parqeve janë në terren duke sanuar dëmet nga reshjet e mbrëmshme. Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Ashtu siç kemi njoftuar, ekipet emergjente të Komunës në koordinim me drejtoritë përkatëse dhe kompanitë publike janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sanimin e dëmeve dhe për të ju dalë në mbështetje qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.
Kryetari tutje ka thënë se do të njoftojnë me kohë rreth dëmeve dhe intervenimeve të kryera, sapo të pranojnë raportet finale nga terreni./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button